PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT DHE TË SIPËRFAQES SË EKOSISTEMEVE NATYRORE PARK KOMBËTAR (KATEGORIA II) TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 35 e 36, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Lugina e Valbonës” dhe “Theth”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) dhe “Lumi i Gashit”, shpallur “rezervë strikte natyrore” (kategoria I e zonave të mbrojtura), në park kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 2 630.0 (dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë pikë zero) ha, 8 000.0 (tetë mijë pikë zero) ha dhe 3 000.0 (tre mijë pike zero) ha, në total 82 844.65 (tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e dyzet e katër pikë gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 1, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.