Takim Teknik mbi shpalljen e “Parkut Natyror Pashtrik-Morinë”

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizoi sot takimin teknik “Mbi shpalljen e ekosistemit të Parkut Natyror Pashtrik-Morinë si Zonë e Mbrojtur (kategoria IV)”.

Drejtoresha e AKZM-së Znj. Daniel Pirushi, së bashku me AdZM Kukës dhe organizatën PPNEA prezantuan për të pranishmit punën e realizuar deri më tani, si dhe fazat e procesit mbi shpalljen e ekosistemit të Parkut Natyror Pashtrik-Morinë si Zonë e Mbrojtur (kategoria IV)”.

Për t’ju bashkuar iniciativës së ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AdZM Kukës dhe Prefektura Kukës, ju ftojmë të bashkoheni me ne në takimin e datës 24 korrik, për të ndarë së bashku informacione, mendime dhe rekomandime mbi shpalljen e Parkut Natyror “Pashtrik-Morinë” si Zonë e Mbrojtur.

Previous Thirrje për ekspertë mbi realizimin e disa studimeve në territorin e Zonave të Mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM