Në kuadër të implementimit të Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, UNDP Albania, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe AdZM Tiranë, janë angazhuar në procesin e finalizimit të Planit të Veprimit për Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.
Ky plan synon të sigurojë një model të qëndrueshëm financiar dhe menaxherial për parkun, duke integruar ruajtjen e biodiversitetit me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe përfshirjen e komunitetit lokal. Përmes këtij dokumenti do të përcaktohen prioritetet strategjike, burimet e financimit, mekanizmat e gjenerimit të të ardhurave, si dhe masat konkrete për rritjen e eficiencës në administrim dhe shërbime.