Vjosa u shpall i pari Park Kombëtar i një lumi të egërnë Europë në një ceremoni që finalizoi punën e përbashkët dhe disavjeçare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Patagonia, IUCN, organizatat mjedisore dhe shumë aktorë të tjerë të shoqërisë.
Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë edhe degët kryesore, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke u ruajtur efektivisht si një lumë i gjallë, i egër, me rrjedhje të lirë, në dobi të njerëzve dhe natyrës në Shqipëri, Greqi dhe në botë.
Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, shoqëruar edhe nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime me peizazhe të mrekullueshme. Lugina e lumit konsiderohet si vatra e biodiversitetit të Shqipërisë, e cila ofron habitate ujore ideale për specie të shumta, duke nisur nga kanionet në pjesën e sipërme, tek terrenet gjarpëruese, të gërshetuara të lumit në pjesën e mesme dhe deri në deltën thuajse natyrore në detin Adriatik. Lumi Vjosa strehon mbi 1.100 lloje, duke përfshirë 13 gjallesa të kërcënuara globalisht dhe 2 specie bimore.