Shkenca, bashkëpunimi dhe puna në terren për lumenjtë dhe zonat e mbrojtura të Shqipërisë

Edicioni i 20-të i Projektit SEED, i udhëhequr nga Universiteti i Trentos – partner teknik i AICS në kuadër të programit EU4Nature, financuar nga Bashkimi Evropian – po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.
Një ekip multidisiplinar studentësh nga Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit i Universitetit të Trentos dhe Fakulteti i Biologjisë i Universitetit të Tiranës po merr pjesë në një workshop/punëtori intensive në terren në zonën e Klosit, brenda pellgut ujëmbledhës të lumit Mat. Nisma synon të realizojë një vlerësim të integruar të territorit, duke ndërthurur të dhëna mjedisore, hidromorfologjike, biologjike dhe socio-ekonomike.

Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), programi nisi zyrtarisht me një sesion informues në Kubin InNature në Tiranë, ku studentët prezantuan objektivat, metodologjinë dhe aktivitetet e planifikuara për ditët në vijim.
Gjatë punës në terren, një delegacion me përfaqësues nga AICS Tirana, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe SIDA vizitoi ekipin për të ndjekur nga afër aktivitetet që po zhvilloheshin dhe për të shkëmbyer mendime me studentët dhe studiuesit.

Të dhënat e mbledhura gjatë workshop-it do t’u vihen në dispozicion institucioneve kombëtare dhe komuniteteve lokale, duke ofruar një vlerësim të plotë mjedisor të zonës dhe duke mbështetur identifikimin e masave të qëndrueshme zbutëse, përfshirë Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (Nature-Based Solutions – NBS), për adresimin e sfidave ekzistuese mjedisore.
Përmes bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë, kjo nismë kontribuon në forcimin e njohurive shkencore, rritjen e kapaciteteve vendore dhe mbështetjen e menaxhimit mjedisor të bazuar në evidencë për zonat e mbrojtura dhe ekosistemet lumore të Shqipërisë.

Previous Thirrje për ekspert në Peizazhin e Mbrojtur “Liqeni i Pogradecit” mbështetur nga PONT

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM