Në mjediset e “inNature” zhvilluam seminarin mbi projektin “EU for Nature”, të bashkëfinancuar nga Sida dhe zbatuar nga UNDP, AICS dhe AKZM.
Në prezencë të përfaqësuesve nga UNDP, AICS, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Fakultete etj, ekspërtët teknikë prezantuan vizionin mbi ç’ka synohet të arrihet në tre prej dhjetë zonave të mbrojtura të përzgjedhura nga projekti, siç janë: Parku Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, Parku Natyror “Lugina e Shalës” dhe Parku Natyror “Zagori”. Ekspertët e përgjedhur vijnë nga Universiteti i Trentos, Universiteti i Genovës dhe CREA.