Është zhvilluar në Tiranë një takim i përbashkët ndërmjet institucioneve shqiptare, AADF dhe 4 studiove arkitekturore ndërkombëtare, pjesëmarrëse në konkursin për projekt idenë e Qendrës së Vizitorëve, në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Pas diskutimeve të shumta për mënyrën se si ky objekt i ri do të integrohet me peizazhin, arkitektët udhëtuan drejt Butrintit, për të njohur më nga afër një ndër pasuritë më të çmuara të vendit.