Rezervati Natyror i Menaxhuar, Karaburun

Rezervati Natyror I Menaxhuar/Parku Natyror i Karaburunit
Sipërfaqja: 20,000 ha
Lartësia mbi nivelin e detit: 0 – 1500 m
Shpallja: 27.07.1977
Pika e Informacionit: Qendra e Vizitorëve në Radhimë

Gadishulli i Karaburunit shtrihet midis detit Adriatik dhe Jon. Makja mesdhetare, me një përzierje interesante të rrënjës, ilqes dhe valanidhit mbulon pjesën më të madhe të shpateve. Zona përdoret masivisht për kullotje, aktivitet i cili ka formësuar peizazhin. Linja bregdetare e Karaburunit formon gjire të vegjël dhe plazhe, të cilët janë përdorur që në kohët e lashta. Gjiri i Gramës, në bregun jugperëndimor të Karaburunit, tregon një prani gati 2000 vjeçare të shkrimeve latine dhe greke. Shpella të panumërta dhe të çara nëpër shkëmbinj janë habitate të rëndësishme për lakuriqët e natës dhe shpendët, midis të cilëve lajmëtari i madh i furtunës. Nëse planifikoni të eksploroni dhe të mrekulloheni nga Karaburuni, sigurohuni të merrni shumë ujë me vete dhe të visheni në mënyrë të përshtatshme.
Gadishulli i karaburunit është pjesë e site-it IBA me emrin Gjiri i Vlorës-Gadishulli i Karaburunit-Mali i Cikës me një sipërfaqe 35.000 ha. Kjo zonë plotëson kriterin B2 të IBA dhe është një vend i rëndësishëm për shumimin e shpendëve.
Vlerat historike dhe arkeologjike të zonës janë unike dhe shumë të rëndësishme për turizmin. Disa mbetje arkeologjike dhe historike janë të pranishme në lagunën e Orikumit, gjirin e Vlorës dhe Karaburun. Turizmi është i rëndësishëm për komunitetin dhe ekonominë lokale dhe n jë rrjet shtighesh natyrorelidh parkun me pikat e interest dhe parkun kombëtar të Llogarasë. Një atraksion I veçantë për turizmin përbëjnë edhe infrastruktura ushtarake e periudhës së komunizmit, me tunelet, bunkerët, sheshin e raketave dhe godinat e braktisura, të cilat ruajnë gjurmë autentike të periudhës komuniste. Në Karaburun gjenden disa nga bimët endemike si Acis jonica, Hypericum haplophylloides, Limonium himariense dhe Viola acrocerauniensis. Gjenden disa Monumente Natyre si Shpella e Dukgjonit, Gjiri dhe shpella e Gramës, Shpella e Talos dhe Mbihipja aktive e Dukatit.

Karaburun RNM pasaporta

Previous Park Natyror Kuturman

Leave Your Comment

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM