Me rastin e 9-vjetorit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, u zhvilluan një sërë aktivitetesh të organizuara nga 12 Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, përgjatë periudhës 1-9 shkurt.
Në Bishan, pjesë e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”, u bë një aksion pyllëzimi me 1500 fidanë te llojit Plep dhe Akacia. Plepi është një dru autokton i zonës ndërsa Akacia shërben për të lidhur më mirë tokën për të krijuar prita lumore natyrale. Në mbjelljen e fidanëve kontribuoi dhe Bashkia Vlorë me stafin e saj. Përgjatë kësaj dite AdZM Vlorë mbajti dhe një orë mjedisore në natyrë. Pjesë e aktivitetit ishin Ministria e Turizmit e Mjedisit znj. Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Vlorës z. Ermal Dredha.