Muaj nëntor shënoi realizimin e “Censusit Dimëror të Popullatave Perëndimore të Pelikanit kaçurrel”, në Shqipëri, Mali i Zi dhe Greqi. Në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme, specialistë nga AdZM-të Shkodër, Vlorë, Lezhë, Durrës, Berat dhe Fier në bashkëpunim me ekspertë ornitologë, përfaqësuar nga organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës, zhvilluan procesin e vrojtimit dhe numërimit të Pelikanit kaçurrel në pikat e paracaktuara. Monitorimi në mënyrë sistematike i pelikanëve në vendin tonë, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e tyre dhe të habitateve.