Është zhvilluar “Censusi i Pelikanëve” në 7 Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim edhe me ekspertë ornitologë, organizata mjedisore, shoqëri civile, si edhe vullnetarë të shumtë. Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim.
Censusi i pelikanëve në Shqipëri është realizur për herë të parë në vitin 2020, në formën e censusit kombëtar të pelikanëve, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe realizuar nga punonjësit e AdZM-ve.
Monitorimi në mënyrë sistematike i pelikanëve në vendin tonë, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e tyre dhe të habitateve.