Punëtoria e gjelbër për rigjenerimin e Pishë-Poros

Në vitin 2022 ekosistemi natyror/ligatinor “Pishë Poro – Nartë” u shpall “Peizazh i Mbrojtur”, Kategoria e V (IUCN). PM është pjesë e rrjetit EMERALD dhe IBA. Si pasojë e zjarrit të rënë në Pishë-Poro, ditët e para të muajt tetor, rezulton se rreth 380 ha janë djegur dhe 180 ha janë dëmtuar (ASIG, imazh satelitor, data 10.10.2023).

AKZM së bashku me institucione të tjera ishin në vendndodhje përgjatë orëve dhe ditëve kur Pishë-Poro ‘po gllabërohej’ nga gjuhët e zjarrit. Me logjistikën që zotërojnë, entet publike arritën të shpëtojnë vetëm disa pjesë të zonës. Në fatkeqësi të tilla, është e vështirë të parashikosh dhe parandalosh dëmin e madh që ndodh në biodiversitetin e ekosistemit dhe sipërfaqeve të mëdha. Tashmë jemi në situatën ‘pas zjarrit”, e cila kërkon angazhimin dhe ndihmën e të gjithëve.

Më datë 25 tetor 2023, AKZM, AdZM Fier, Prefektura, UBT, AKP, banorë të zonës etj., filluan procesin e inspektimit të territorit dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri. Falë punës së ekspertëve të sektorit të pyjeve dhe profesorë të UBT-së, duke përdorur hartën e ZM-së të ndarë në parcela, arritëm të realizojmë vlerësimin e përgjithshëm të sipërfaqes së djegur në ekonominë pyjore Pishë-Poro.

Rigjenerimi i kësaj ekonomie, është një proces i gjatë, i cili tashmë ka filluar dhe do të vijojë në muajt në vijim. Me shpresën së pemët dhe filizëria që shpëtoi nga zjarri të rimëkëmben dhe, fidanët që do të mbillen në këtë ekonomi pyjore, me kontributin e të gjithëve të rigjenerojnë habitatin. Pishë-Poro ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

 

Previous The Phase ll of the International Competition for Design of “Multifunctional Center and Information Stations” for the Vjosa Wild River National Park

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM