Prezantohet Kalendari Kombëtar i aktiviteteve për “Vitin e Pyjeve”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro ka prezantuar aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjve, siç edhe është shpallur viti 2024. Gjatë komunikimit publik me kryetarët e bashkive, ku mori pjesë edhe ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ministrja Kumbaro u shpreh se objektivat e vitit të pyjeve janë pjesë e një programi të gjerë aktivitetesh, që parashikon më shumë se sa mbjellje pemësh.

Përveç aktiviteteve pyllëzuese, Kalendari Kombëtar i Vitit të Pyjeve, përfshin edhe aktivitete në ditët mjedisore, aktivitete edukuese me shkollat, projekte në kuadër të pyjeve, që nga ngritja e sistemit të monitorimit e deri tek pajisja me mjete për mbrojtjen nga zjarret.

Previous Publikimi i vendeve vakante të punës si konsulentë pranë AdZM Kukës, AdZM Dibër, AdZM Shkodër dhe AdZM Elbasan lidhur me grantet 3-vjeçare të financuara nga PONT (Prespa Ohrid Nature and Trust) për Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM-në) dhe Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM-ve)

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM