Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro ka prezantuar aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjve, siç edhe është shpallur viti 2024. Gjatë komunikimit publik me kryetarët e bashkive, ku mori pjesë edhe ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ministrja Kumbaro u shpreh se objektivat e vitit të pyjeve janë pjesë e një programi të gjerë aktivitetesh, që parashikon më shumë se sa mbjellje pemësh.
Përveç aktiviteteve pyllëzuese, Kalendari Kombëtar i Vitit të Pyjeve, përfshin edhe aktivitete në ditët mjedisore, aktivitete edukuese me shkollat, projekte në kuadër të pyjeve, që nga ngritja e sistemit të monitorimit e deri tek pajisja me mjete për mbrojtjen nga zjarret.