U mbajt në Tiranë Komiteti i Përbashkët Koordinues (KPK) i katërt dhe i fundit i “Projektit për Ndërtimin e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, i cili shënon dhe mbylljen e projektit.
Në këtë takim morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM, perfaqësues të Ambasadës Japoneze, përfaqesues të Zyrës së JICA për Ballkanin, përfaqësues të Prefekturës Fier, etj. Ekspertët japonezë të JICA dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura morrën në shqyrtim të gjitha arritjet dhe produktet e projektit, të cilat u vlerësuan maksimalisht nga të gjithë pjesëmarrësit.