Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë përfunduar me sukses modulin “Trajnimi i Trajnerëve,” një komponent i rëndësishëm i platformës së e-learning, përgatitur nga UNDP Albania në kuadër të projektit #EU4Nature, i financuar nga Bashkimi Europian dhe SIDA.
Ky trajnim cilësor ka për qëllim rritjen e kapaciteteve për menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Pjesëmarrësit, në cilësinë e trajnerëve, do të luajnë një rol kyç në përçimin e njohurive të fituara, duke kontribuar në forcimin e aftësive profesionale të kolegëve dhe të aktorëve të tjerë të interesuar, si brenda ashtu edhe jashtë strukturave të AKZM-së.
Një objektiv i rëndësishëm mbetet integrimi i moduleve të trajnimit në platformën e-learning të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), duke synuar forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve kombëtare dhe mbështetjen e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Ky hap do të shënojë një avancim të mëtejshëm në procesin e ndërtimit të aftësive institucionale dhe profesionale në nivel kombëtar.