Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, mushkria e jugut të vendit

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, ndër parqet më të mëdhenj e Ballkanit, ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth 35 km nga qyteti i Përmetit, i cilësuar ndryshe edhe si “mushkëria natyrore” e Shqipërisë jugore, falë edhe Bredhit të Maqedonisë dhe Frashërit të Zi, të cilët formojnë një imazh natyror të mrekullueshëm në këtë park.

Parku shquhet gjithashtu edhe për një biodiversitet të lartë dhe të pasur me florë dhe faunë. Peizazhi pyjor ofron një përzierje të bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë dhe mëllagjerit. Ndër kafshët që popullojnë zonën, gjejmë: ariun e murrmë, ujkun, dhelprën, kunadhen, derrin e egër, lepurin e egër.

Bredhi i Hotovës mund të vizitohet jo vetëm për turizëm natyror, por edhe atë kulturor, pasi rreth tij shtrihen disa fshatra me histori dhe atraksione për të mos u humbur.

Previous Parku Kombëtar Shebenik, pasuri unike e biodiversitetit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM