Nisim punën për një tjetër projekt të rëndësishëm të ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës, rivitalizimin dhe rritjen e potencialit turistik të Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”.
Zonat e mbrojtura janë aseti ynë natyror më i çmuar, ndaj çdo vit kemi për qëllim të konceptojmë projekte dinamike të cilat të mund të ofrojnë për turistët lehtësi në akses dhe në informim, e gjithashtu për banorët lokalë një ekoturizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.
Projekti “Rehabilitimi në Parkun Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zona përreth tij” synon të arrijë:
-Rikualifikim dhe rikompozim të parkut duke kryer edhe ndërhyrje spicifike në infrastrukturë.
-Ngritjen e qendrës së informimit duke aplikuar struktura në harmoni me natyrën.
-Ngritjen e mjediseve çlodhëse si dhe argëtuese për vizitorët.
-Identifikimin dhe krijimin e shtigjeve natyrore.