Në mjediset e kubit inNature, u zhvillua takimi i parë me ekspertët që do të hartojnë “Planin e Integruar të Menaxhimit për Rezervatin Natyror të Menaxhuar, Kune–Vain–Patok–Fushëkuqe–Ishëm”.
Në këtë takim morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, përfaqësues të AKZM-së, AdZM Lezhë, si dhe ekspertët e angazhuar për hartimin e planit. U zhvillua një diskutim i hapur me ekspertët lidhur me strukturën dhe përmbajtjen e planit, komponentët kyç që ai duhet të përmbajë në ruajtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.