Nisim procesin e konsultimeve mbi hartimin e dokumentit të Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”, me një takim në Qendrën e Vizitorëve Dajt, ditën e mërkurë, ora 13.00.
Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm kontributin dhe mendimin e gjithësecilit, ju ftojmë në këtë takim të përbashkët për të diskutuar mbi idetë, vizionin e problematikat me të cilat haset parku, për t`i reflektuar ato në dokumentin e ri të Planit të Menaxhimit.