Ndryshimet e klimës dhe ndërtimet infrastrukturore ulin numrin e zogjve shtegtarë

Sipas Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara, këtë vit, data 14 tetor do të shërbejë për kremtimin e Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë, me fokus në burimin e ujit dhe rëndësinë e tij për zogjtë që ‘udhëtojnë’. Ky burim natyror është i rëndësishëm si për njerëzit, bimët, kafshët dhe shpendët gjatë cikleve të jetës. Ekosisteme të tëra ujore në mbarë botën shërbejnë si vende ushqimi, riprodhimi, folezimi për shendët shtegtarë ose jo shtegtarë. Shumë prej ekosistemeve ujore në plantin Tokë po kërcënohen, varfërohen apo pakësohen, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në numrin e zogjëve.

Kërkesa për ujë për përdorim nga njerëzit, industria, bujqësia dhe blegtoria si dhe ndotja që shkaktojnë këta sektorë ndikojnë negativisht në cilësinë e sasinë e burimeve ujore. Kjo datë shërben si një fushatë informuese dhe këshilluese në nivel global, me nisma dhe aktivitete të ndryshme qeveritare dhe komunitare, për ruatjen e shpendëve migratorë, duke bashkëpunuar dhe punuar me të njëjtin qëllim; ruajtjen e burimeve dhe habitateve ujore. Shpendët shtegtarë qëndrojnë në një vend të caktuar për një periudhë kohe dhe më pas largohen. Këto udhëtime shtegëtuese shpendët i bëjnë përgjatë stinës së pranverës nga drejtimi Jug-Veri dhe në vjeshtë Veri-Lindje. Shpendët shtegtarë dimërojnë në vendin tonë në muajt Tetor-Nëntor dhe largohen përgjatë muajve Shkurt-Prill, si psh., pata dhe rosa e egër, familja e shpakave dhe disa lloje harabelësh.

Shpendët verues vijnë dhe ndërtojnë fole në Shqipëri, kryesisht në muajt Shkurt-Prill dhe largohen në Shtator-Tetor, si p.sh., mizakapësi, bilbilthat, zogjtë fishkëllyes, lejleku, kojliku i zi, pupëzat, qyqet etj. Zogjtë shtegtarë verues sjellin dobi në ekonominë bujqësore, pasi janë insektngrënës mjaft të mirë. Përveç përfitimeve që sjellin zogjtë shtegtarë, janë konstaktuar edhe raste kur këta shpendë migrator, kryesisht ata të ujit kanë infektuar shpendët e butë, përmes sekrecioneve të tyre. Me një relievi të pasur dhe klimë të favorshme, Shqipëria paraqet kushte të përshtatshme për shpendët. Në vend numërohen rreth 370 lloje, nga të cilat rreth 290 lloje janë autoktone. Sipas mendimeve të ekspertëve, ndryshimet klimatike, peshkimi i pakontrolluar, urbanizimi janë faktorë ndikues në migrimin dhe riprodhimin e zogjëve.

Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM