Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, programit për monitorimin e cilësisë së ujërave në zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare të qarkut Vlorë dhe Lumit Seman, i bashkohet edhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, ku së bashku realizuam monitorime në:
-Liqenin e Butrintit;
-Burimin e Syrit të Kaltër;
-Parkun Natyror Detar të Porto Palermos.
Monitorojmë cilësinë e ujit, për të identifikuar në kohë, nëse dhe pse po ndodhin ndryshime në cilësinë e ujit dhe ekosistemeve të lidhura me të.
Programi i monitorimit realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qëndrueshmërisë Financiare të Sistemit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri,” i cili zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.