Ministrja Kumbaro merr pjesë në aktivitetin e mbajtur në Riad, dedikuar ditës botërore të turizmit

Në kaudër të Ditës Botërore të Turizmit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë ministror dhe liderëve botërorë të sektorit të turizmit, të mbajtur në Riad, Arabi Saudite. Ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria pranverën e ardhshme do të jetë organizatore e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit “FESTA 2”, me pjesëmarrjen e më shumë se 40 ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të këtij sektori, gjatë të cilit do të mbahet edhe takimi i Komisionit Evropian i Organizatës Botërore të Turizmit, për herë të parë në vendin tonë. Investimet e gjelbërta dhe turizmi i qëndrueshëm ishin kryetema e organizimit të këtij eventi në Riad, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ku modeli shqiptar po vlerësohet gjithmonë e më shumë ndërkombëtarisht.

Previous Aktivitete në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM