Në mjediset e inNature u mbajt takimi i dytë i procesit të “Hartimit të Planit të Menaxhimit për Monumentin e Natyrës, Ujërat Termale të Bënjës”, i cili bëhet i mundur falë projektit “Mjedise të qëndrueshme në Zonat e Mbrojtura për përdorim më të mirë nga qytetarët – SEPAC”.
Takimi kishte për qëllim prezantimin dhe rishikimin e draftit final të planit të menaxhimit, i cili synon ruajtjen, administrimin, si edhe përdorimin e qëndrueshëm të monumentit dhe zonës përreth, si një ndër asetët më të frekuentuara nga turistët në Qarkun Gjirokastër.