Në ambientet e AdZM Dibër është zhvilluar mbledhja e radhës e komitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura, nën drejtimin e Prefektit të qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu dhe me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Znj. Daniel Pirushi.
Takimi kishte për qëllim pasqyrimin e situatës në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, si edhe vënien në fokus të problematikave me të cilat përballet parku dhe hapat që duhet të ndërmerren në vijim. Të pranishëm në diskutim ishin edhe përfaqësues nga pushteti vendor, drejtues të institucioneve të tjera lokale dhe rajonale, shoqata mjedisore, si edhe anëtarë të Komitetit të Menaxhimit.
Pjesëmarrësit patën kënaqësinë të njiheshin nga afër me punën plot pasion për ngritjen e një fidanishteje të improvizuar nga Trees for Lurë dhe të merrnim pjesë në aksionin për mbjelljen e fidanëve në terren, dhuratë e kësaj shoqate.