Mbahet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Gjirokastër

Është mbajtur në qytetin e Gjirokastrës, Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Gjirokastër, në prezencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote, punonjës të AdZM-së Gjirokastër, institucione vendore etj.
Ndër temat më të rëndësishme të trajtuara në këtë komitet ishte prezantimi i procesit të shpalljes së Vjosës Rezervat të Biosferës. Përfshirja e Vjosës në pasuritë botërore do të vijë përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”. Një program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin.
Përgjatë takimeve me Komitetet e Menaxhimit në 12 AdZM-të në rang vendi, përmes procesit të dialogut dhe komunikimit do të prezantojmë edhe risitë që sjellë amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimeve që lindin në zbatim të tij.
Prioritet yni gjatë muajve në vijim është koordinimi dhe konsultimi me aktorët vendorë për rishikimin e elementëve tekniko-formalë të çdo vendimi shpalljeje të zonave të mbrojtura.
Previous Mbahet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Berat

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM