Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit i Qarkut Berat Znj.Valbona Zylyftari, punonjës të AdZM-së Berat dhe drejtues të institucioneve të tjera mbështetëse vendore kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Berat.
Përgjatë takimeve me Komitetet e Menaxhimit në 12 AdZM-të në rang vendi, përmes procesit të dialogut dhe komunikimit do të prezantojmë edhe risitë që sjellë amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimeve që lindin në zbatim të tij.
Prioritet yni gjatë muajve në vijim është koordinimi dhe konsultimi me aktorët vendorë për rishikimin e elementëve tekniko-formalë të çdo vendimi shpalljeje të zonave të mbrojtura.