Është zhvilluar takimi i Komitetit Rajonal të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Qarkun Gjirokastër, nën drejtimin e Prefektes Albana Hasanaj, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse, përfshirë edhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).
Gjatë takimit u prezantua puna e AdZM Gjirokastër në menaxhimin e territorit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe sfidat që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional. Po ashtu, u paraqitën zhvillimet më të fundit për administrimin e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit dhe promovimit të tij si model i zhvillimit të qëndrueshëm.
Takimi shërbeu për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, me qëllim mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura dhe rritjen e ndikimit të tyre në zhvillimin lokal.