Është zhvilluar sot takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore për Qarkun Fier, nën drejtimin e Nën Prefektit të Qarkut Fier. Gjatë takimit, AdZM Fier prezantoi punën e realizuar, duke u ndalur te menaxhimi i territorit, masat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe sfidat e hasura në terren, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional. Në përfundim, u theksua se ky takim përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e koordinimit mes institucioneve, me synim garantimin e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura dhe rritjen e ndikimit të tyre pozitiv në zhvillimin lokal.