Ështe zhvilluar mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, Qarku Elbasan, nën drejtimin e Prefektit, z. Ilir Bejtja, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të AKZM-së dhe institucioneve përgjegjëse, pjesë e komitetit.
Gjatë takimit u prezantua analiza e punës së AdZM Elbasan, duke u ndalur në arritjet kryesore dhe sfidat e hasura, si dhe u diskutuan objektivat për vitin 2026, me fokus në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.