Pranë zyrave të AdZM Dibër, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Nexhbedin Shehu, u mbajt Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Dibër.
Në prezencë të stafit të AdZM Dibër, anëtarëve të komitetit, përfaqësues të institucioneve vendore dhe organizatave të ndryshme mjedisore, u diskutua puna e bërë deri më tani mbi menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe problematikat e hasura përgjatë vitit.