Është mbajtur takimi i dytë i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat, i organizuar në praninë e Znj. Daniel Pirushi, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prefektura e Beratit dhe Elbasanit, institucioneve vendore dhe lokale, si dhe ekspertëve të fushës.
Gjatë diskutimeve u trajtua rishikimi i elementeve tekniko-formale të VKM-ve të shpalljes së zonave të mbrojtura, si një detyrim për përmbushjen e dispozitave kalimtare të Ligjit Nr. 21/2024. Pjesëmarrës të rëndësishëm në këtë proces ishin dhe ekspertët nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, të cilët po kontribuojnë me ekspertizën e tyre të thelluar dhe udhëzimet profesionale për realizimin e këtij procesi.