Hej miq! “Male të Pastra” rikthehet edhe këtë vit – me të njëjtën dashuri për natyrën!
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me drejtoritë rajonale, ju fton të bëheni pjesë e nismës “Male të pastra”, një aksion kombëtar pastrimi që do të zhvillohet në datë 26 gusht, në 10 vendndodhje të ndryshme të parqeve kombëtare dhe natyrore.
Në 26 gusht, ejani dhe ju në parkun tuaj të preferuar dhe bashkohuni me stafin e Zonave të Mbrojtura në këtë aksion kombëtar.
Së bashku për natyrën!🌱 🏔️