LIQENI I SHKODRËS MERR VULËN E UNESCO-s!

Një nga thesaret më të çmuara natyrore të Shqipërisë sapo mori një njohje të re ndërkombëtare. UNESCO ka shpallur Liqenin e Shkodrës Rezervë Ndërkufitare të Biosferës, duke e përfshirë atë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës.
Nga brigjet e liqenit më të madh në Ballkan, te ligatinat, lumenjtë, malet dhe peizazhet që e rrethojnë, ky territor përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme natyrore e kulturore, ku biodiversiteti unik ndërthuret me traditat, historinë dhe jetën e komuniteteve lokale.
Ky vlerësim është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar, e cila kulmoi me dorëzimin e dosjes së nominimit në UNESCO në shtator 2025, pas një procesi të gjerë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, ekspertëve, partnerëve dhe komuniteteve në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Statusi i Rezervës së Biosferës UNESCO konfirmon rëndësinë globale të Liqenit të Shkodrës dhe e vendos atë mes territoreve që shërbejnë si modele për ruajtjen e natyrës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëjetesën harmonike mes njeriut dhe mjedisit.

LAKE SHKODRA RECEIVES UNESCO RECOGNITION!

One of Albania’s most valuable natural treasures has received a new international recognition. UNESCO has designated Lake Shkodra as a Transboundary Biosphere Reserve, officially including it in the World Network of Biosphere Reserves.
From the shores of the largest lake in the Balkans to its wetlands, rivers, mountains, and surrounding landscapes, this area represents an exceptional natural and cultural heritage, where unique biodiversity is intertwined with the traditions, history, and way of life of local communities.
This recognition is the result of years of dedicated work, culminating in the submission of the nomination dossier to UNESCO in September 2025, following an extensive process of cooperation among institutions, experts, partners, and local communities in Albania and Montenegro.
The designation as a UNESCO Biosphere Reserve confirms the global significance of Lake Shkodra and places it among territories that serve as models for nature conservation, sustainable development, and the harmonious coexistence of people and nature.

Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM