Tek “inNature”, kubi i Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura te Piramida u takuam përsëri për lajme të bukura, kësaj here për t’u njohur me ecurinë e shpalljes së Liqenit të Shkodrës si Rajon Biosferë Ndërkufitare të UNESCO-s.
Tashmë projekti ka hyrë në fazën finale të përgatitjes së dosjes së përbashkët të nominimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në UNESCO, i njohur si një ekosistem me vlera të rralla, së bashku, me Vjosën që pret së shpejti të miratohet në UNESCO përmes programit “Njeriu dhe Biosfera” profilin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe prodhojnë bashkëpunime në menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të përbashkëta.