Me pjesëmarrjen e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi takimin e parë për vitin 2023 me 12 drejtorët rajonalë të zonave të mbrojtura, për të diskutuar përcaktimin e piketave për vitin 2023 që do të shënjohet me emrin e “Vjosës”. Pika të tjera me rëndësi për të cilat diskutuam, ishin edhe hartimi i planeve të menaxhimit, programi i edukimit mjedisor për t’i afruar fëmijët me mjedisin, projektet e rikualifikimit të Ekopark Ulzës dhe Ujërave Termale të Bënjës.
Zonat e mbrojtura janë aseti më i vyer natyror, e njëkohësisht forma për të siguruar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit gjatë gjithë vitit.