Një fidanishte e vogël ka nisur të krijohet, në mënyrë vullnetare nga specialistët e AdZM Elbasan, me llojet pyjor autoktonë, si: ahu, bredhi, dushqet, panja, pisha etj. Gjithashtu janë mbjellë me farë apo kalema edhe lloje të tjerë si: plepi, pisha e zezë, pisha e egër, dafina, ligustrat, trëndafilit etj.
Të gjitha fidanët pyjorë do të përdoren në vijim për pyllëzimin e sipërfaqeve të djegura si dhe si formë ndërgjegjësimi për brezin e ri duke i përfshirë në mbjelljen e tyre edhe në ambientet e jashtme.