Në prezencë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetares së Bashkisë Përmet znj. Alma Hoxha, realizuam Konsultimin Publik mbi “Projektin dhe vizionin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës – Stacioni i Informimit Përmet”.
Mirëpritëm në Përmet të gjithë qytetarët, institucionet lokale, institucionet arsimore, biznese, guida turistike, organizata etj, me të cilët ndamë informacione mbi projektin e ri të rëndësishëm që pritet të nisë së shpejti pranë Gurit të qytetit.
Stacioni i Informimit Përmet është projektuar si një portë hyrëse për një eksplorim më të gjerë të Përmetit dhe të Parkut Kombëtar të Vjosës. Ky stacion do të inkurajojë vizitorët të qëndrojnë, të eksplorojnë dhe të njohin esencën e vërtetë të zonës.