Qafështama, një ndër parqet natyrore të dashura për turistët dhe fare pranë kryeqytetit, ishte pikëndalesa e Tryezës sonë të Gjelbër ku mes shumë miqsh dhe dashamirës të natyrës diskutuam mbi zhvillimin dhe potencialet e ekoturizmit në Parqet Natyrore. Tashmë paketat turistike janë gjithmonë e më të kompletuara edhe me zonat e mbrojtura, të cilat dinë të ofrojnë gjithçka: eksperienca të reja, shtigje natyrore, aventurë, monumente të shumëllojshme, biodiversitet, sporte, akomodim e shumë të tjera.