Është mbajtur në Tepelenë takimi mbi shpalljen e Luginës së Vjosës ”Rajon Biosfere, UNESCO” nën drejtimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi dhe me pjesëmarrjen e ekpsertëve të UNESCO z. Petr Čupa, znj. Anna Kovbasniuk dhe palëve të interesit të përfshirë në këtë proces.
Fokusi i këtij takimi ishte ndërveprimi dhe komunikimi me komunitetin lokal, përfaqësuesit vendorë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe komunitetin shkencor, të cilët do të jenë baza e qeverisjes së Rajonit të Biosferës.