AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Informohu, Eksploro, Mendo, Kujdesu!

Informohu, Eksploro, Mendo, Kujdesu!

Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të TiranësKonsultim Publik mbi “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës”Vijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të shtegut natyror “Ish Rezervati – Liqeni i Bovillës”Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të DibrësMbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Vlorë, Fier dhe GjirokastërMbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të ElbasanitMbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të KorçësMbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të BeratitMbahet komiteti i menaxhimit i zonave të mbrojtura mjedisore të ShkodrësVijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”Takim konsultativ mbi identifikimin dhe përditësimin e statusit të specieve indikatorePërmbyllet me sukses trajnimi për Trajnuesit në Platformën E-LearningPërmbyllet Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues për vitin 202512-të Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura trajnohen mbi përdorimin e sistemit online “e-inspektimi”MBAHET KOMITETI I MENAXHIMIT I ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE TË DURRËSIT Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Tiranës


Përmbyllim turin e takimive mbi Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore me Qarkun e Tiranës. Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, z. Afrim Qëndro dhe me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së znj. Daniel Pirushi, përfaqësues nga institucionet lokale, ekspertë etj, u prezantua puna e realizuar përgjatë vitit 2024, si edhe objektivat përgjatë këtij viti në mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura mjedisore....
Konsultim Publik mbi “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës”


Është mbajtur në qytetin e Shkodrës konsultimi publik mbi prezantimin e dokumentit final të procesit të punës për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës”. Në takimin e drejtuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së, znj. Daniel Pirushi dhe ekspertët të cilët hartuan dokumentin e PIM-së, morën pjesë akademikë në fushën e Turizmit, Ekonomisë, Gjeografisë dhe Shkencave të Mjedisit të Universitetit të...
Vijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të shtegut natyror “Ish Rezervati - Liqeni i Bovillës”


Vijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të shtegut natyror “Ish Rezervati - Liqeni i Bovillës”. Liqeni i Bovillës është ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët, pjesë e Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”. Për të ofruar një eksperiencë sa më cilësore dhe çlodhëse, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është duke aplikuar ndërhyrje në zonë, të cilat synojnë: -Përmirësimin e infrastrukturës; -Ngritjen e një pike informuese për vizitorët...
Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Dibrës


Është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Dibër, në prani të Sekretares së Përgjithshme të Prefekturës Dibër, përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përfaqësuesve të UNDP dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjatë takimit, u diskutua për rishikimin e elementeve teknikë dhe formale të vendimeve të shpalljes së ...
Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Vlorë, Fier dhe Gjirokastër


Është mbajtur Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtura Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”, në prezencë të Prefektëve të Qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Përgjatë takimit u trajtuan rezultatet e arritura në menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, si edhe synimet për vitin 2025. Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi arritjen e fundit të drejtuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i ...
Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Elbasanit


Komiteti i Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura Mjedisore vijon takimet e tij në 12-të Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Ndalesa e rradhës ishte në Qarkun e Elbasanit, ku nën drejtimin e Nën Prefektit të Qarkut Librazhd z.Josif Laska, u trajtuan rezultatet e arritura në menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, si edhe synimet që pritet të arrihen për vitin 2025. Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi rishikimin e elementëve tekniko-formalë të VKM-ve të shpal...
Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Korçës


Komiteti i Menaxhimit për zonat e mbrojtura mjedisore të Qarkut Korçë u përmbyll sot në një tryezë diskutimi të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Korçë z. Nertil Jole dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, në të cilën u trajtuan rezultat e arritura përgjatë vitit 2024 në mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura, si dhe u parashtruan synimet për vitin 2025. Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi rishikimin e elementëve tekniko-formal...
Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Beratit


Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, institucioneve vendore e lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Gjatë takimit u prezantua puna e bërë nga AdZM Berat përgjate vitit 2024, në drejtim të monitorimit, zhvillimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm...
Mbahet komiteti i menaxhimit i zonave të mbrojtura mjedisore të Shkodrës


U mbajt në Prefekturën e Shkodrës, Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun Shkodër. Në këtë takim të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni dhe me prezencë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, morrën pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, ekspertë të fushës, si edhe profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Tiranë. Gjatë...
Vijon puna mbi Projektin e Rehabilitimit të Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”


Parku Natyror “Liqenit të Ulzës” destinacioni turistik ndër më interesantët në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh është duke u implementuar projekti mbi Rehabilitimin e Parkut Natyror dhe zonës përreth tij nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Ulza ofron një peizazh të mrekullueshëm me pyje të shumtë e kullota masive, me ujëra sipërfaqësore e nëntokësore, me masive shkëmbore që i japin variacion në formë e në ngjy...
Takim konsultativ mbi identifikimin dhe përditësimin e statusit të specieve indikatore


Mbrojtja e biodiversitetit në Shqipëri nis me dijen e duhur! Në kuadër të projektit #EU4Nature, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe UNDP Albania organizuan një takim konsultativ mbi identifikimin dhe përditësimin e statusit të specieve indikatore. Profesorë, akademikë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-shkencore u mblodhën për të identifikuar 6 specie indikatore kyçe, në 10 zona pilot të mbrojtura. Plani i veprimit është në...
Përmbyllet me sukses trajnimi për Trajnuesit në Platformën E-Learning


Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kanë përfunduar me sukses modulin "Trajnimi i Trajnerëve," një komponent i rëndësishëm i platformës së e-learning, përgatitur nga UNDP Albania në kuadër të projektit #EU4Nature, i financuar nga Bashkimi Europian dhe SIDA. Ky trajnim cilësor ka për qëllim rritjen e kapaciteteve për menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Pjesëmarrësit, në cilësinë e trajnerëve, do të ...
Përmbyllet Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues për vitin 2025


Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues, një ngjarje ndërkombëtare u zhvillua për këtë vit në Shqipëri përgjatë datave 18 dhe 19 janar. Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate. Shqipëria, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve ornitologë, ekspertëve mjedisorë, organizatave ...
12-të Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura trajnohen mbi përdorimin e sistemit online “e-inspektimi”


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror realizuan trajnimin e trupave inspektues të 12 AdZM-ve, me qëllim njohjen e ndryshimeve në sistemin online "e-inspektimi". Trajnimet synojnë të përmirësojnë kryerjen e kësaj procedure nga stafi, për të arritur më tej një monitorim sa më efikas në territoret e zonave të mbrojtura....
MBAHET KOMITETI I MENAXHIMIT I ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE TË DURRËSIT


Në mjediset e Prefekturës së Durrësit u mbajt mbledhja e parë për vitin 2025 e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Durrës. Në takim ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Durrës, z. Emiljan Jani, Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së, znj. Daniel Pirushi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e rishikimit të elementeve tekniko-formalë të VKM-v...

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM