Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me 12 AdZM-të Rajonale të Zonave të Mbrojtura zhvilluan analizë mbi rezultatet, aktivitetet, vështirësitë dhe sfidat që janë hasur përgjatë procesit të administrimit dhe menaxhimit të ZM-ve në gjithë territorin e vendit në vitin 2023. Gjithashtu, u diskutua lidhur me objektivat e vitit 2024 dhe ambiciet për një rrjet të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.