Në kuadër të forcimit të menaxhimit dhe ruajtjes së vlerave natyrore, janë zhvilluar takime për vlerësimin e efektivitetit të menaxhimit përmes instrumentit METT (Management Effectiveness Tracking Tool) në pesë zona të mbrojtura:
– Parku Kombëtar “Prespa”
– Peizazhi i Mbrojtur Ujor/Tokësor “Liqeni i Pogradecit”
– Parku Natyror “Korab-Koritnik”
– Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
– Parku Kombëtar “Shebenik”
Këto takime, të mbështetura nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT), synojnë identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e prioriteteve për përmirësimin e menaxhimit, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e ekosistemeve natyrore.