AKZM ORGANIZON KONSULTIM PUBLIK NË QARKUN GJIROKASTËR MBI PREZANTIMIN E “PLANIT TË INTEGRUAR TË MENAXHIMIT PËR PARKUN KOMBËTAR LUMI VJOSA” DHE MBI PROCESIN E SHPALLJES SË VJOSËS REZERVË TË BIOSFERËS, UNESCO

Pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar, vijojmë ende punën tonë së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, IUCN, Patagonia, UNESCO, me konsultimin publik mbi:

1. Miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa.
2.Aplikimin në Programin “Njeriu dhe biosfera” | UNESCO.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura realizoi dëgjesën publike në Qarkun Gjirokastër. Së bashku me Prefektin e Qarkut Gjirokastër, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantuam, dëgjuam dhe ndamë vizionin tonë me banorë të zonës, kryepleq, përfaqësues nga Bashkitë, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Universitetet, institucionet lokale, organizata, etj.

Vjosa është e të gjithëve ne! Ndaj së bashku do të mund ta ruajmë dhe zhvillojmë sipas të gjitha standerteve ndërkombëtare.

Previous AKZM ORGANIZON KONSULTIM PUBLIK NË QARKUN VLORË MBI PREZANTIMIN E “PLANIT TË INTEGRUAR TË MENAXHIMIT PËR PARKUN KOMBËTAR LUMI VJOSA” DHE MBI PROCESIN E SHPALLJES SË VJOSËS REZERVË TË BIOSFERËS, UNESCO

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM