Pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar, vijojmë ende punën tonë së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, IUCN, Patagonia, UNESCO, me konsultimin publik mbi:
1. Miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa.
2.Aplikimin në Programin “Njeriu dhe biosfera” | UNESCO.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura realizoi dëgjesën publike në Qarkun Gjirokastër. Së bashku me Prefektin e Qarkut Gjirokastër, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantuam, dëgjuam dhe ndamë vizionin tonë me banorë të zonës, kryepleq, përfaqësues nga Bashkitë, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Universitetet, institucionet lokale, organizata, etj.
Vjosa është e të gjithëve ne! Ndaj së bashku do të mund ta ruajmë dhe zhvillojmë sipas të gjitha standerteve ndërkombëtare.