Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi mirëpriti në Tiranë, në një takim të përbashkët mes AKZM dhe PONT, Misionin e KfW-së.
Takimi kishte në fokus të tij prezantimin e punës së bërë nga partneriteti PONT dhe AKZM përgjatë këtij viti, si dhe ambicjen e përbashkët për të vijuar me zona të reja dhe me iniciativen PONT Connect.
Misioni do të vijojë vizitën e tij në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në Parkun Kombëtar të Prespës.