Peizazh i Mbrojtur Nikolicë

Peizazh i Mbrojtur Nikolicë

Peizazh i Mbrojtur Nikolicë, Kategoria e V (IUCN). Shpallur me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 510.0ha.

Ndodhet midis fshatrave Nikolicë dhe Arrëzë, në juglindje të maleve të Moravës. Në pjesën më të sipërme të pellgut ujëmbledhës të Lumit të Devollit, në lartësitë nga rreth 1,0001,800m mbi rrafshin e detit.

Dallohet për ndërtim fiziko-gjeografik të ndërlikuar. Përbëhet nga magmatikë, terrigjenë dhe shumë pak nga gëlqerorë. Shtrihet në sektorin e Llofkës me reliev të çrregullt, më tepër në formën e blloqeve: Mali i Kuq, i Llofkës, i Furkës dhe i Badaroshës. Dy të parat përbëhen nga ultrabazikë, kanë formën e kupolës, me morfologji të butë, por me shkallë të madhe copëtimi. Gjenden cirqe të thjeshta, ku zënë fill luginat, me shpërndarje rrezore.

Mali i Furkës dhe i Badaroshës përbëjnë blloqe gëlqerorësh, me kontraste më të theksuara. Pjesët e sipërme të tyre janë të sheshta e të valëzuara lehtë, me forma karstike: lugina, hinka, gropa. Në rrethinat e tyre dalin burime të shumta ujore.

Format akullnajore në këto male kanë shtrirje më të madhe, por ruhen më pak për shkak të veprimit në to të karstit. Në një cirk akullnajor zë fill Lumi i Devollit. Në vijim, lugina e tij merr formën e grykës depërtuese në masivin gëlqeror të Badaroshës, të formuar prej karstit në shkëputjen tektonike.

Është zonë ndërkufitare me rëndësi për shkëmbimin e elementeve faunistike dhe floristike me Greqinë. Ka mjaft bimë të rralla dhe nënendemike. Pylli dominohet nga Ahu (Fagus sylvatica), i shoqëruar nga Bredhi i Maqedonisë (Abies borisii regis), më rrallë nga Pisha e zezë (Pinus nigra) dhe Qarri (Quercus cerris). Kati shkurror përbëhet kryesisht nga Murrizi (Crataegus heldreichii), Dëllinja e zezë (Juniperus communis), Xërxelja (Daphne mezereum) etj. Buzë pyllit takohen Lajthishte (Corylletum avellanae), Dardha e egër (Pyrus pyraster), ndërsa në shtretërit e përrenjve takohen formacione me Shelg (Salix ssp). Bimësia barishtore dominohet nga Fagetum ssp., Asperula odorata, Calamintha grandiflora etj.

Është bërthamë dhe biokorridor për kurrizorët e mëdhenj: Ariu (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Dhia e egër, Kaprolli, që i japin rëndësi ballkanike.

Rajoni i Nikolicës, kryesisht, përfaqësohet nga Dushkaja dhe Ahishte. Mendohet të jenë të pranishëm 3 tipe habitati natyror; 1 lloj i rëndësishëm floristik dhe nga llojet faunistike, që frekuentojnë zonën, mendohet: 9 lloje Thuajse të rrezikuar, 8 lloje Vulnerabile, 47 lloje Jo të shqetësuar, 2 lloje Nuk ka të dhëna dhe 13 lloje Jo në listën e IUCN-së.

Previous Takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Qarku Gjirokastër

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM