Mbahet në Vlorë mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura

Në qytetin e Vlorës është zhvilluar mbledhja e radhës së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut dhe me prezencën e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Znj. Daniel Pirushi.

 

Gjatë takimit u diskutua mbi shtimin e sipërfaqeve të Zonave të Mbrojtura mjedisore, konkretisht të Parkut Natyror të Lumit Vjosa dhe të Porto Palermos. Dy zona të reja, me vlera të rëndësishme të biodiversitetit, në nivel kombëtar dhe ndërkombetar, të cilat kërkojnë një angazhim të shtuar të të gjithë aktorëve për të siguruar menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.

 

Fokus i veçantë iu kushtua gjithashtu prezantimit të monitorimeve shkencore të realizuara në zonat e mbrojtura, ndryshimet morfologjike në PK Llogora si rezultat i ndryshimeve klimaterike dhe evidentimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet në Parqet Natyrore të Porto Palermos dhe Lumit Vjosa.

Previous Ripërtërihet pylli në zonën e Zallit të Dardhës, në Malin e Tomorrit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM