Në kuadër të granteve 3-vjeçare në vitin e tretë të implementimit 2026 të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës i PONT (Prespa Ohrid Nature and Trust) dhe nënshkruar me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) për:
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
Gjeni bashkangjitur ToR-s (termat e referencës) për ekspert për “Trajnim për rritjen e kapaciteteve lidhur me këto tema: Monitorimi i shpendëve të pyllit, praktikat e qëndrueshme pyjore dhe vlerësimi i gjendjes së habitateve”, të financuar nga PONT sipas granteve dhe Planeve Operacionale respektive të miratuara për vitin 2026 për Zonat e Mbrojtura sa më sipër cituar.