Është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Qarkun Lezhë, nën drejtimin e Prefektit z. Taulant Malshi. Në fokus të këtij takimi ishte analiza e punës së kryer dhe përcaktimi i masave konkrete për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen nga zjarret gjatë vitit 2026. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore, përfshirë Drejtorinë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, AKZM dhe AdZM, Policinë Vendore Lezhë, drejtues të bashkive dhe strukturave të emergjencave civile. Gjatë fjalës së tij, Prefekti vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional, i reflektuar përmes komunikimit të rregullt dhe reagimit në kohë ndaj problematikave duke theksuar rëndësinë e rritjes së vigjilencës dhe reagimit nga strukturat përgjegjëse, si dhe përdorimit efektiv të kapaciteteve për një menaxhim të qëndrueshëm të territorit. Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së koordinimit dhe gatishmërisë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe përballimin e emergjencave.